NGA KONGRESI I FIFA-s
Serbia insiston për votë kundër
13 May, 2016 @20:41
Para votimit për anëtarësim në FIFA të Kosovës, ka folur edhe përfaqësuesi i Federatës serbe të futbollit, Ivan Curkovic.
“Ka pengesa ligjore për ta pranuar Kosovën. Në Kongresin në Budapest të UEFA-së nuk është ndryshuar statuti që anëtarët të UEFA-së të jenë të njohur nga OKB dhe pranimi i Kosovës është shkelje ligjore,” tha ai.