EROLLD SALIHU
Duhet të votohet hapur
13 May, 2016 @18:43
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak caste deri në votimin për pranimin e Kosovës në FIFA, ka folur sekretari i FFK-së, Erolld Salihu, për TV Dukagjinin.
“Jemi pak më të qetë se në votimin e UEFA-së. Kësaj radhe besoj se votimi do të jetë i hapur,” tha Salihu, duke shprehur bindjen e tij të plotë për pranimin e Kosovës në FIFA.