FIFA CONGRESS
Sa shtete kanë të drejtë të votojnë për pranimin e Kosovës?
13 May, 2016 @17:07
Në Kongresin e FIFA-s që tashmë ka filluar në Mexico City, është konfirmuar numri i shteteve anëtare që do të kenë të drejtë vote në Kongresin e sotëm.
Nga gjithsej 209 anëtarë sa janë në FIFA, dy prej tyre nuk janë prezent në Kongres, derisa dy të tjerë nuk kanë të drejtë vote.
Kështu, numri i shteteve që do të votojnë sot është 205.
Kosovës i nevojitet 50% plus një votë për t’u pranuar në organizatën botërore të futbollit.