Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

‘Hallakamë’ në Spanjë! Pjesët e para me rezultate të befasishme!

‘Hallakamë’ në Spanjë! Pjesët e para me rezultate të befasishme!


22 May, 2021 @18:45

Pjesët e para të xhiros së fundit në La Liga janë mbyllur me plot surpriza.

Atletico Madridi, i cili në rast të fitores sonte do të shpallet kampion i La Ligas për këtë stinor, është duke humbur me rezultatin 1-0 si mysafir i Valladolidit i cili po lufton për mbijetesë.

Real Madridi, i cili mund të shpallet kampion në rast se sot fiton edhe Atletico Madridi ndalet ndaj Valladolidit, po ashtu është duke humbur në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Valencias.

Elche që është në luftë për mbijetesë, është duke fituar 1-0 në shtëpi ndaj Bilbaos, ndërsa Betisi që po kërkon Europa League-n është duke humbur 1-0 ndaj Celta Vigos.

Në rast se gjithçka mbyllet kështu, Atletico Madridi megjithatë do të shpallet kampion i La Ligas, Villareali dhe Real Sociedadi do ta sigurojnë Europa Leaguen, ndërsa Huesca, Valladolidi dhe Eibari do të përshëndeten nga La Liga.

Po hyjmë drejt pjesëve të dyta ndoshta më të nxehta në histori të La Ligas.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga