NAPOLI - SAMPDORIA
Hamsik mbi Maradonën, Napoli ruan kreun
23 December, 2017 @17:40
Edhe pse ishte dy herë në disavantazh, Napoli ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 3-2.
Kjo fitore ishte e veçantë për sllovakun Marek Hamsik, i cili me golin e shënuar sot e kaloi numrin e golave të shënuar nga legjenda Diego Armando Maradona. Hamsik tashmë ka 116 gola me klubin napolitan, duke e lënë prapa Maradonën, i cili gjatë karrierës së tij me Napolin ka shënuar 115 gola gjithsej.
Startues për Napolin sonte ishte edhe Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Napoli me këtë fitore e ruan kreun e elitës së futbollit italian, ndërsa lajm i mirë për këtë skuadër është edhe humbja e Interit nga Sassuolo. Sa i përket Juventusit, ‘Zonja e Vjetër’ ndeshet sonte me Romën në Torino.