Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LABINOT OSMANI

Hap i madh drejt finales

BOROZANI/Olsen Kraja

Hap i madh drejt finales


27 April, 2016 @19:44

Golashënuesi më i mirë i Superligës në stinorin e kaluar, Labinot Osmani, pasi që shënoi dy herë sot dhe asistoi në një gol për Prishtinën në fitoren e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit, ka thënë se ekipi ka bërë hap të madh drejt finales.

“Më vjen mirë që kemi fituar sot, duke marrë parasysh se në çfarë pozite jemi dhe është mirë që e kemi bërë një hap të madh drejt finales dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu edhe në kampionat. Po, si duket po më ecëm me Thaqin (qeshën), por me rëndësi është fitorja,” ka thënë Osmani pas ndeshjes për faqen zyrtare të Prishtinës sot.

Osmani ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Armend Thaqi sot, ndërsa më pas ka shënuar dy herë vetë për të bërë hapin e madh drejt finales së Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga