Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - DRENICA

Harmon në kohën shtesë, ndahen pikët në Mitrovicë

Harmon në kohën shtesë, ndahen pikët në Mitrovicë


1 September, 2019 @17:59

Me barazim është mbyllur dueli i zhvilluar sot mes Trepçës ‘89 dhe Drenicës në Mitrovicë.

Skuadra vendase ishte në epërsi për shumicën e kohës, me golin e Richard Asares që u shënua në minutën e 22’ të ndeshjes pas asistimit të Mujës, mirëpo skuadra e Drenicës nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit të ndeshjes, ndërkohë që golin e barazimit e gjeti në minutën e 3’ të kohës shtesë përmes Harmon Gboweas, për ta mbyllur kështu takimin me rezultatin përfundimtar 1-1.

TABELA AKTUALE

Pas 3 xhirove, Trepça ‘89 është ende e pamposhtur dhe ka 5 pikë, kurse Drenica për momentin është në kuotën e 4 pikëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga