Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PAZAKONSHME

Harry Maguire arrestohet në Greqi!

Harry Maguire arrestohet në Greqi!


21 August, 2020 @11:55

Edhe kur nuk ka kampionate evropiane apo botërore, arrestimet e anglezëve të lidhur me futbollin vazhdojnë.

Në orët e hershme të ditës së sotme, në Mykonos të Greqisë është arrestuar Harry Maguire, qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit.

Futbollisti në fjalë bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sulm fizik me disa anglezë të tjerë në një bar në Mykonos, gjë që çoi në arrestim nga policia greke.

Ndërkohë, klubi i United me një komunikatë tregoi që është njoftuar me rastin dhe po bashkëpunon me autoritetet greke që ta zgjidhë rastin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League