RIKTHIMI
Hasani kthehet te Shkëndija
24 June, 2015 @22:48
Mesfushori ofanziv i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, është rikthyer në ekip pas 4 viteve të kaluara në Gjermani e Danimarkë.
Hasani tash 25 vjeç kaloi dy vite te Wolfsburgu dhe dy të tjera te Brondy, ndërsa tash kthehet te Shkëndija për të krijuar tandemin e frikshëm të sulmit Hasani - Ibraimi, para ndeshjes kualifikuese për Europa League ndaj Aberdeenit skocez.
Hasani është i rregullt në përfaqësuesen maqedone dhe ka qenë lojtari më i mirë i elitës së futbollit të Maqedonisë derisa ishte pjesë e Shkëndijës.
E entuziazmi te Shkëndija me rikthimin e Hasanit në fole është titulluar: The King is Back - U kthye Mbreti