PËRFORCIMI
Gjilani merr golashënuesin e Ferizajit
24 June, 2015 @19:35
Skuadra e Gjilanit, që arriti të sigurojë Superligën përmes ndeshjes së barazhit, duke e hedhur Vëllaznimin në Ligë të Parë, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Ferizajit.
19 ndeshje, 4 gola
Gëzim Rusi, që shënoi 4 gola për ekipin e tij në 19 ndeshje të zhvilluara për ekipin bardhekaltër ka arritur marrëveshje njëvjeçare me ekipin kuqebardhë nga Gjilani.
Të rëndësishmit, mbesin në Superligë
Ferizaji këtë stinor nuk mbijetoi në Superligë dhe lojtarët më të rëndësishëm të saj, po kalojnë në ekipe të Superligës.
Përndryshe, Rusi është edhe anëtar i përfaqësueses U-21 të Kosovës.