SAMUEL ETO'O
Arrihet marrëveshja, Eto’o në Turqi
24 June, 2015 @16:53
Sulmuesi i njohur kamerunas, Samuel Eto’o, sot pritet të arrijë në qytetin bregdetar të Turqisë, Antalya, për të nënshkruar zyrtarisht kontratën që do ta bëjë pjesë të skuadrës Antalyaspor.
Drejtuesit e klubit turk, të cilët kishin udhëtuar në Milano për ta bindur 34 vjeçarin, do të kthehen sot në Turqi së bashku me futbollistin në fjalë.
Ish sulmuesi i skuadrave të njohura si Barcelona, Inter dhe Chelsea, në stinorin e fundit ka bartur fanellën e Sampdorias në Serie A, me të cilën skuadër ka shënuar vetëm dy gola në 18 paraqitje.