DEBUTIMI SI KRYETRAJNER

Hasi thyen akullin në debutimin e tij
16 March, 2014 @20:45
Besnik Hasi ka debutuar siç është më së miri si trajner i skuadrës belge, Anderlecht.
I emërtuar ditë më parë kryetrajner i kampionit të shumëfishtë të Belgjikës, Hasi në ndeshjen e tij të parë kampionale ka arritur të regjistroj fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj skuadrës Oostende.
Golat e fitores së Anderlechtit i shënuan Aleksandar Mitrovic (9’, 77’), Andy Najar (28’) dhe Olivier Deschacht (83’).
Hasi thyen akullin!
Besnik Hasi ka krijuar një freski të dukshme në lojës e Anderlechtit, ndërsa këtë e vërteton edhe fakti që kjo skuadër në asnjërën prej 20 ndeshjeve të fundit nga të gjitha garat, nuk ka arritur të shënoj më shumë se dy gola. Ndeshja e fundit kur Anderlechti kishte shënuar më shumë se dy gola, ka qenë rreth katër muaj e gjysmë më parë, përkatësisht më 2 nëntor të vitit 2013 kundër ekipit Leuven që kishte përfunduar me rezultat 3-1 për Anderlechtin.