MONACO

ligue1.com
Berbatov shkëlqen ende
16 March, 2014 @20:40
Sulmuesi me përvojë të madhe Dimitar Berbatov po vazhdon të tregojë cilësinë e tij edhe në Ligue 1. Përkundër se erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit në Francë, te Monaco, pas lëndimit të Radamel Falcaos, Berbatov ka arritur të ambientohet shumë mirë te ekipi nga Pricipata.
Bullgari 33 vjeçar është treguar si njeriu i ndeshjes derbi ku Monaco mposhti Lyonin si mysafir në stadiumin Gerland. Ai ka shënuar një gol deri sa ka asistuar në dy të tjerë në fitoren 2-3 të ekipit të Claudio Ranierit.
Lyon në anën tjetër, përkundër se mundohej të ulte epërsinë e Monacos nëpërmjet Jimmy Briand, ata nuk arritën të shpëtojnë asnjë pikë nga kjo përballje.
Monaco kështu ka marrë tre pikë tejet të rëndësishme në ligë, derisa vazhdon të ndjek Paris St Germainin në krye të tabelës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.