Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORDMENI

Messi, golashënuesi më i mirë në histori

Barcelona FC Official Site

Messi, golashënuesi më i mirë në histori


16 March, 2014 @18:41

Argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, është golashënuesi më i mirë në histori të klubit blaugran.

Ai me hat-trickun e realizuar sot, ka arritur në numrin e 371 golave të shënuara deri më tani me fanellën katalonas, duke e lënë kështu pas legjendën e klubit, Paulino Alcantara, i cili ka shënuar 369 gola në 357 ndeshje gjatë viteve 1912-1927.

Messi është shumë afër që të bëhet edhe golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Atij i nevojiten vetëm edhe 4 gola për ta arritur ish lojtarin e Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 71 gola të realizuara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga