ZVICËR

Shkelzen Gashi shpërthen me hat-trick
16 March, 2014 @16:31
Futbollisti shqiptar, Shkelzen Gashi, e kishte ditën e tij sot. Mesfushori ofensiv i Grasshopperit shënoi tre gola për t’ia siguruar fitoren e mundimshme të skuadrës së tij ndaj Sionit.
Gashi shënoi në minutat 22’, 29’ dhe 81’, për të fituar skuadra e tij me rezultat 4-2 në fund.
Bashkëlojtari i Gashit, Amir Abrashi, u inkuadrua në pjesën e dytë në lojë, duke e zëvendësuar sulmuesin, Ben Khalifa.
Në anën tjetër, te Sioni titullar ishte qendërmbrojtësi Beg Ferati, kurse 21 vjeçarit Benjamin Kololli, i cili ishte në bankën rezervë, nuk iu dha rasti për t’u treguar në këtë lojë.
Me këtë fitore Grasshopper vazhdon ta ndjek liderin në tabelë, Baselin, i cili ka dy pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Grasshopperi.