KRIZA ROSSONERE

Serie A/Facebook
Parma triumfon në San Siro
16 March, 2014 @17:03
Parma e Roberto Donadonit ia ka dhënë disfatën e katërt në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat Milanit sot. Ekipi mysafir ka qenë i jashtëzakonshëm sot në San Siro duke arritur që të mposht Milanin 2-4 në fund.
Ish sulmuesi i rossonerëve, Antonio Cassano, ka shënuar dy gola për Parmën sot, derisa Milan që nga minuta e pestë luajti me një lojtar më pak në fushë për shkak të përjashtimit të portierit Christian Abbiati.
Kjo ia lehtësoi punët mysafirëve të cilët nuk e patën vështirë të shënojnë ndaj ekipit të Clarence Seedorfit edhe ashtu në krizë. Amauri dhe Jonatan Biabiany u përkujdesën që ta përfundojnë dilemën e fituesit në ndeshjen e sotme, derisa Milan tentoi të rikthehet me anë të golave nga Adil Rami dhe Mario Balotelli kur e arritën barazimin 2-2 në minutën e 75-të të takimit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.