Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Mehmedi dy asista për Freiburgun

Manuel Geisser

Mehmedi dy asista për Freiburgun


16 March, 2014 @20:09

Skuadra e Freiburgut ka shënuar fitore me rezultat 1-4 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës 25 në Bundesliga, ndërsa njëri nga më meritorët për këtë fitore ishte edhe sulmuesi shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Admir Mehmedi.

Megjithëse nuk shënoi asnjërin prej katër golave të skuadrës së tij, Mehmedi asistoi dy herë, përkatësisht në golin e dytë dhe të tretë të Freiburgut.

Përveç saj, Mehmedi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën 60’ të ndeshjes, ndërsa në minutën 87’ u largua nga ndeshja për t’ia lëshuar vendin     mesfushorit gjerman, Sebastian Kerk.

Kjo ishte vetëm fitorja e pestë e Freiburgut në këtë stinor nga 25 ndeshje të zhvilluara, gjë që e mban këtë skuadër ende në zonën e rrezikshme, kurse Eintracht Frankfurt me 26 pikë të tubuara deri më tani, mbetet në pozitë 13 në tabelë.

Rezultatet dhe tabela aktuale në Bundesliga.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga