SHPRESA ME TRAJNERIN E RI

Hasi trajner i Ballkanit
17 January, 2016 @0:47
Ish lojtari i Lirisë nga dekadat e kaluara, Gëzim Hasi, është emëruar trajner i ri i Ballkanit të Suharekës.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ballkanit të Suharekës në Facebook, derisa Hasi pritet t’ia nis punës menjëherë me klubin që po rrezikohet të bie nga Liga e Parë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ballkani ka përfunduar pjesën vjeshtore të kampionatit në vend të 13 duke mbledhur 15 pikë nga 15 takime.
Misioni i Hasit do të jetë shpëtimi i Ballkanit nga rënia prej Ligës së Parë.