KAMPIONI FITON

REUTERS/Arkiv
Galata mposht Sivasin
16 January, 2016 @19:53
Superliga turke ka nisur vitin 2016 me ndeshjet e kësaj fundjave, ndërsa kampioni aktual Galatasaray ka mposhtur Sivassporin në ndeshjen e parë të vitit 2016, sa i përket Superligës.
Të drejtuar nga trajneri me përvojë, Mustafa Denizli, ‘luanët’ e Stambollit kanë shënuar fitore 3-1 ndaj mysafirëve nga Deti i Zi me anë të golave të shënuara nga Inan, Gumus dhe Yilmaz.
Me këtë fitore Galatasaray i afrohet në 7 pikë Fenerbahçes që është e dyta dhe 8 pikë Besiktasit lider (të dyja këto kanë një ndeshje më pak të zhvilluar aktualisht).