ETIHAD STADIUM

Foto: Manchester City Official
City merr kreun
16 January, 2016 @17:34
Manchester City ka shënuar lehtësisht fitore në shtëpi me rezultat 4-0 ndaj skuadrës së Crystal Palace. Ndeshja nuk pati shumë histori, me golin e epërsisë që erdhi në minutën e 22’ pas goditjes së Fabian Delph nga distanca. Epërsia u dyfishua në fund të pjesës së parë nga Kun Aguero dhe me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Pellegrinit shënoi edhe dy herë të tjera. Fillimisht përmes Agueros, i cili arriti golin e nëntë personal këtë sezon në Premier League dhe më pas David Silva, i cili shënoi pas asistimit të Agueros.
Kjo fitore e ngrit Cityn në pozitën e parë në tabelë, me Leicesterin e Arsenalin që nuk kanë zhvilluar ende ndeshjet e tyre.