NERAZZURRI

Ngatërrohen portat, ngec Interi
16 January, 2016 @16:48
Ndeshja e xhiros 20 në Serie A ndërmjet dy skuadrave me ngjyrat kaltër e zi, Atalanta dhe Inter, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Që të dyja golat e ndeshjes u shënuan në portat e gabuar. Së pari shënoi Jeison Murillo në minutën 18’ për epërsinë e Atalantas, ndërsa më pas Rafael Toloi e barazoi rezultatin shtatë minuta më vonë.
Ky rezultat është një tjetër goditje për Interin në luftë për titull, pasi e humbën kryesimin në tabelë javën e kaluar.