PËRFORCIMI I RADHËS

Mark Milicaj te Ferronikeli sot/ Foto: KF Ferronikeli Official
Milicaj stërvitet me Ferronikelin
16 January, 2016 @14:56
Mark Milicaj, përforcimi i fundit i Ferronikelit ka nisur stërvitjet sot me skuadrën e tij të re.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e Ferronikelit, duke botuar fotografinë që po e shihni, ndërsa Milicaj është njoftuar me bashkëlojtarët e tij të ri në skuadër.
Ferronikeli drejtohet nga Afrim Tovërlani, ndërsa është kampion dhe lider aktual i Kosovës.
Ekipi i Besës, për të cilin luante deri tash Milicaj, ka reaguar për transferin e tij.