ZYRTARE

Foto: Southampton Official
Southampton forcon sulmin
16 January, 2016 @13:15
Forma e luahtshme e Graziano Pelles, rezultatet jo të mira dhe pozita e 12 në tabelë kanë bërë që Southampton të gjuhet në merkaton e janarit. “The Saints” kanë nënshkruar me Charlie Austin nga skuadra e QPR-së. Marrëveshja me 26 vjeçarin është arritur për 4 milionë funte.
Ish-sulmuesi i Burnleyt e QPR-së ishte një nga sulmuesit më të mirë në Premier League sezonin e kaluar, të cilin ai e mbylli me 18 gola të shënuar, por befasisht ai nuk u largua nga skuadra e QPR-së gjatë verës, përkundër faktit që ata do të luanin në Championship sezonin e ri. Por që nga sot, anglezi është pjesë e Southamptonit.