FUNDOSET SUNDERLAND

Foto: Tottenham Hotspurs Official
Spurs mbajnë hapin
16 January, 2016 @15:17
Një super Christian Eriksen bëri që skuadra e Pochettinos të përmbyste disavantazhin dhe të merrte tri pikë, shumë të nevojshme në luftën për një vend që dërgon në Champions League.
Ishin mysafirët që të parët kaluan në epërsi përmes Van Aanholt, i cili pranoi një super pasim nga Adam Johnson. Mirëpo reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, me Christian Eriksen që shënonte golin e barazimit vetëm dy minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Pjesa e dytë nuk kishte shumë histori, me Tottenhamin që shënonte 3 herë. Fillmisht Dembele e pastaj Eriksen e Harry Kane nga pika e bardhë i dhuruan fitoren vendasve.
Në anën tjetër, kjo humbje e fundos edhe më tepër në fund të tabelës Sunderlandin dhe ndoshta është një shenjë që “Big Sam” duhet të fillojë shpenzimet që në merkaton e janarit