DRAMË NË STAMFORD BRIDGE

Foto: Premier League Official
Kapiteni shpëton Chelsean
16 January, 2016 @17:34
Një pjesë e parë pa gola dhe pa shumë raste shënimi, mirëpo një pjesë e dytë fantastike bëri që ndeshja të mbyllej me 6 gola, por pa asnjërën skuadër fituese.
Seria e golave u hap nga autogoli i John Terryt kurse epërsia nga mysafirët u dyfishua shumë shpejt nga Kevin Mirallas. Kur u mendua se gjithça kishte përfunduar, në skenë doli Cesc Fabregas. Fillimisht asistoi tek goli i parë i Diego Costas dhe më pas shënoi golin e barazimit.
Drama vazhdoi në minutat e fundit të takimit, ku fillimisht mysafirët kaluan në epërsi përmes Morit, i cili shfrytëzoi një super krosim të Delofeut. Por, gëzimi i mysafirëve u shua nga kapiteni John Terry në minutën e 9’ shtesë, i cili i dhuroi vendasve të paktën një pikë.
Ky barazim është i dyti me radhë për Chelsean në shtëpi, pas atij me WBA-në në mesjavë dhe e mban ende larg pozitave që dërgojnë në Evropë.