VILLA PARK

Foto: Premier League Official
Ndalet Leicesteri
16 January, 2016 @20:15
Befasia e sezonit në Premier League, Leicester City, është ndalur sot nga Aston Villa, e cila zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në shtëpi. Skuadra e Ranierit kaloi e para në epërsi përmes Okazakit dhe pati mundësinë që ta mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë, mirëpo Riyad Mahrez shpërdoroi penalltinë dhe kjo i kushtoi skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë, Aston Villa ishte skuadra më e mirë në fushë dhe arriti ta barazonte rezultatin përmes Gestedes në minutën e 75-të. Deri në fundin e takimit, të dy skuadrat patën edhe disa mundësi të tjera, por asnjëra nuk arriti ta gjente golin e dytë.
Ky barazim e ngrit Leicesterin në pozitën e parë, me një pikë më shumë se Manchester City. Ndërsa Arsenali e zhvillon ndeshjen e vet nesër ndaj Stoket në “Britannia Stadium”.