Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 8-1 FERIZAJI

Hat-trick i Korenicës, Prishtina i afrohet kreut me goleadë

Foto: Prishtina/fb

Hat-trick i Korenicës, Prishtina i afrohet kreut me goleadë


7 June, 2020 @19:53

Prishtina pas pauzës së stinorit për shkak të pandemisë po rikthehet furishëm drejt kreut.

Fitorja në Kupë me 3 gola i ka paraprirë ndeshjes së sotme ku bardhekaltërit e Armend Dallkut kanë demoluar Ferizajin në Fadil Vokrri në fitore 8-1 [Meriton Korenica 10, 47, 58, Ahmed Januzi 30, Diar Miftaraj 46, Endrit Krasniqi 65, Oto John 69, Kreshnik Uka 78 - Altin Ibrahimi 17].

Meriton Korenica ka qenë në super-formë, duke shënuar hat-trick, ndërsa nigeriani Oto John është treguar bashkëpunues me dy asistime dhe një gol të shënuar në fitoren e ekipit.

TABELA AKTUALE

Ferizaji ka pasur forcë t’i përballet Prishtinës vetëm në 30 minutat e para të ndeshjes. Pas golit të parë të prishtinasve me Korenicën (10) mysafirët barazuan pas një gabimi në mbrojtje me të riun Altin Ibrahimi (17), derisa goli i Ahmet Januzit (30) ishte momenti i krijimit të dallimit në ndeshje - që në fund u tregua i madh.

Të mos harrojmë, Ferizaji kishte mungesa të theksuara në formacion sot, pasi që ekipit të Burim Çerkinit i munguan gjashtë lojtar, prej të cilëve 5 për shkak të kartonëve dhe një i lënduar: Edon Sadriu, Taulant Dajaku, Gentrit Halili, Dren Gashi, Ergon Hyseni (me kartona), Ardian Shajlani (i lënduar).

Me këtë fitore Prishtina ngritet në klasifikim, duke dalë në pozitë të tretë pas kiksit të Gjilanit në shtëpi sot.

Në xhiron e radhës Prishtina i shkon Vushtrrisë, ndërsa Ferizaji pret Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga