Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED 3-0 SHEFFIELD UNITED

Hat-tricku i parë i Martialit afron Unitedin te Chelsea

Foto: premierleague.com

Hat-tricku i parë i Martialit afron Unitedin te Chelsea


24 June, 2020 @21:00

Kanë kaluar shumë kohë derisa u prit për të parë një ndeshje të bindshme dhe bukur të Manchester Unitedit - në atë që quhet futboll.

E kjo ndodhi sonte, kur Manchester United me lojën e treguar mposhti Sheffield Unitedin 3-0 [Martial 7, 44, 74] në një përballje të cilën e dominoi me lojë të bukur, veçanërisht në pjesë të parë.

Pjesa e dytë u zhvillua në nivel të ecjes në fushë, pasi që Manchester United kontrollonte gjithçka e Sheffield United nuk arrinte assesi të dilte në territorin e vendasve.

TABELA AKTUALE

Vlen të ceket se Ole Gunnar Solskjaer, që s’kishte bërë asnjë ndërrim deri te rezultati 3-0, i bëri pesë sosh në të njëjtën kohë, duke futur në lojë nga minuta e 80 Pereiran, Ighalon, McTominayin, Jamesin dhe Matan për të nxjerrë nga loja Pogbanë, Martialin, Brunon, Rashfordin dhe Greenwoodin.

Anthony Martial ka shënuar hat-trickun e parë prej se ka ardhur te Manchester United. E për ironi, që prej vitit 2013 te djajt e kuq askush s’ka arritur të shënojë tregolësh. Për herë të fundit këtë e kishte bërë Robin Van Persie.

Manchester United mbetet në garë të nxehtë për një vend për Ligë të Kampionëve, pasi që për momentin është vetëm dy pikë larg Chelseat, që është i katërti në klasifikim.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League