PRISHTINA

FOTO / Prishtina
Heroi i Kupës John, flet pas ndeshjes
29 July, 2020 @21:13
Heroi i Kupës së Kosovës për Prishtinën, Oto John, pas ndeshjes ka thënë se Kupa ishte objektivi i tyre.
“Ndjenjë shumë e mirë të fitosh Kupën, të kontribuosh për lojtarët dhe për klubin. Ky ishte objektivi ynë dhe jam shumë i gëzuar për suksesin. Kemi luftuar shumë, kemi dhënë maksimumin për këtë trofe.
Njëjtë duhet të përgatitemi edhe për Evropë e cila megjithatë do të më lë pa pushim edhe pas një vitit larg shtëpisë. Do të japim maksimumin për klubin,” tha John pas ndeshjes.
Oto John ka shënuar sot një gol të bukur në minutën e 20 për Prishtinën dhe mjaftoi për ta fituar Kupën e Kosovës.