Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - MANCHESTER UNITED

Heroi Nketiah, Arsenali fiton klasiken angleze

Heroi Nketiah, Arsenali fiton klasiken angleze


22 January, 2023 @19:24

Çfarë ndeshje fantastike mes Arsenalit dhe Manchester United pamë sot!

Klasiken angleze, që për herë të parë pas një kohe të gjatë i gjeti të dyja skuadrat në formë tejet të mirë dhe lart në renditje, e fitoi Arsenali me rezultat 3-2 (Nketiah 24’ 90’, Saka 53’ / Rashford 17’, Martinez 59’).

TABELA AKTUALE

Të dyja skuadrat luajtën mjaft mirë dhe dhuruan një ndeshje mjaft të mirë, por më kërkuese u tregua skuadra e Arsenalit, sidomos në 20 minutat e fundit, dhe me meritë e gjeti golin e fitores. Hero i Arsenalit sot ishte sulmuesi Nketiah, që shënoi 2 gola, njëri prej të cilëve ishte i fitores.

Ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe Granit Xhaka, i cili ishte asistues te goli i parë i Arsenalit sot.

Nëse flasim për statistika, kjo është hera e parë që nga tetori i vitit 2021 që United mposhtet në Premier League në një takim që po e udhëhiqte 1-0.

Kjo fitore është tejet e rëndësishme për Arsenalin në luftën për titull, ndërkohë që United këtë sezon synim ka një vend në top-katërshe dhe potencialisht ndonjë trofe dytësor.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League