NGA NORVEGJIA
Herolindi te Sparta!
11 January, 2015 @17:20
Mefsushori i ri i kombëtares shqiptare, Herolind Shala, ka arritur marrëveshje me ekipin çek, Sparta Pragë.
Kampioni i shumëfishtë i Çekisë do të jetë stacioni i radhës për djaloshin që deri më tani ka bërë karrierë në Norvegji.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari në një postim të tijin në Facebook, derisa ai pret të luaj në Ligë të Kampionëve për ekipin e Spartës, që besohet të jetë edhe arsyeja kryesore e kalimit të tij në këtë ekip.