DERBI ROMAK
Festa me ‘selfie’
11 January, 2015 @17:02
Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, morri një telefon nga njëri i stafit të ekipit dhe iu afrua tifozëve të ekipit të tij, për të bërë ‘selfie’-në historike.
Kështu ai festoi golin e tij të barazimit në derbin e qytetit kur shënoi për 2-2 ndaj Lazios, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Lazio përkundër se kishte epërsi dygolëshe pas fundit të pjesës së parë, në pjesën e dytë talismani i Romës tregoi madhështinë e tij duke shënuar dy herë në portën laziale për të barazuar 2-2.
Kapiteni i komëbtare shqiptare, Lorik Cana, ishte në lojë për 90 minuta me Lazion, ndërsa luajti në pjesë të parë pa gabim, deria pranoi edhe një karton të verdhë.
Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë, pasi që në mes të shtyllave të portës së Biancocelestëve qëndronte Federico Marchetti.
Barazimi i Romës, i jep rast Juventusit që të ngris epërsinë në krye të tabelës sonte nëse arrin fitore në derbin e natës, ndaj Napolit.
Video
Selfie i Francesco Tottit