INTER
Nis transformimi në lojë
11 January, 2015 @15:06
Interi i Roberto Mancinit ka nisur hapat e para të transformimit në lojë më serioze. Neroazzurrët sot kanë mposhtur më lehtë sesa që kanë paramenduar Genoan në Giuseppe Meazza, me rezultat përfundimtar 3-1.
Transferi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, nuk e fitoi rastin nga Mancini që të debutojë sot, derisa Lukas Podolski regjistroi 90 minutëshin e parë të plotë prej se erdhi nga Arsenali.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Interit të Mancinit si vendas, derisa mposhtën rivalin direkt në një vend për gara europiane 3-1, me anë të golit të shpejtë të shënuar nga Rodrigo Palacio në fillim dhe Mauro Icardi pak para fundit të pjesës së parë.
Në 5 minutëshin e fundit, Genoa uli epërsinë, por serbi Nemanja Vidic u përkujdes për rezultatin përfundimtar.
Genoa nuk ka arritur të shënojë fitore në Meazza për 21 vite, duke arritur 3 barazime nga 11 vizita që nga marsi i vitit 1994.
Icardi regjistroi golin e dhjetë të stinorit, derisa kroati Mateo Kovacic, pastaj Andrea Ranocchia dhe Juan Jesus kanë qenë të suspenduar për shkak të kartonëve.
Me këtë fitore Inter i afrohet në një pikë Milanit në tabelë të klasifikimit, derisa Genoa mbetet për momentin në vend të gjashtë të klasifikimit.