Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË

Hidhet shorti i gj’finaleve të Kupës së Shqipërisë

Foto: FSHF

Hidhet shorti i gj’finaleve të Kupës së Shqipërisë


Teskti: FSHF

26 June, 2020 @14:48

Ditën e sotme, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 68-të.

Ky short u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Marjus Sulejmani. Skuadrat e kualifikuara për këtë raund janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis. Këto janë çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019/2020:

Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore