ÇIFTET DHE DATAT

Pamje nga hedhja e shortit sot/ Foto: FCPrishtina/ fb
Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës
21 March, 2023 @12:17
Tashmë kur kanë mbetur edhe katër ekipe në luftë për trofeun e Kupës së Kosovës, që mundëson dalje në gara evropiane në stinorin tjetër, në zyret e FFK-së sot është hedhur shorti për të përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale aty.
Kështu, sipas shortit Prishtinës përballë i ka rënë Vushtrria, ndërsa në duelin tjetër të Kupës Gjilani do të takohet me Llapin. Këto përballje luhen në sistemin vajtje-ardhje, pra dy ndeshje, ndërsa ekipi që merr rezultat më të mirë në këto duele arrin finalen e Kupës.
GJYSMËFINALET:
I. Vushtrria - Prishtina (5 prill)
II. Prishtina - Vushtrria (19 prill)
-
I. Llapi - Gjilani (5 prill)
II. Gjilani - Llapi (19 prill).
Mbrojtës i trofeut të Kupës është Llapi, që ka fituar Kupën në dy edicionet e fundit të garës.