KUPA E KOSOVËS
Historike! Ballkani në finale, eliminon mbrojtësin e Kupës
17 June, 2020 @19:36
Skuadra suharekase, Ballkani, është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, për herë të parë në histori të klubit.
Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, kishte përfunduar me rezultat 0-0, derisa edhe ndeshja e dytë përfundoi baraz por me rezultat 1-1 [Van Dave Harmon 65’ - Mirlind Daku 26’] që i konvenoi Ballkanit.
Goli i Ballkanit erdhi në minutën e 26’ nga Mirlind Daku, kurse Feronikeli shënoi me Van Dave Harmon në minutën e 65’ për 1-1.
Nikli në 10 minutat e fundit të ndeshje sulmoi me të gjitha forcat, por nuk mjaftoi për golin e fitores.
Ballkani për herë të parë është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, derisa në finale do të përballet me Prishtinën më 29 korrik 2020.