Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA GJYSMËFINALES SË DYTË

Holanda-Anglia, 11-shet potenciale dhe të dhëna para ndeshjes

Holanda-Anglia, 11-shet potenciale dhe të dhëna para ndeshjes


10 July, 2024 @18:52

Holanda ka arritur gjysmëfinalen e parë të një EURO-je pas 20 vitesh, me fitoren e shënuar me përmbysje ndaj Turqisë në çerekfinale. “Tulipanët” tash po kërkojnë finalen, të cilën nuk e kanë parë prej se e kanë fituar për herë të parë dhe të fundit evropianin, në kohën e treshes Van Basten - Gullit - Rijkaard (1988).

Përballë Anglisë Ronald Koeman do të mundohet që me katërshen e fuqishme të mbrojtjes të mbajë lojën në kontrollë dhe të provojë goditjen me Gakpon në formë në këtë evropian.

REZULTATET, ORARI & ÇIFTET

Anglia në anën tjetër, herën e kaluar në EURO 2020 e arriti finalen e parë, të cilën e humbi. Kësaj radhe do ta kërkojë finalen tjetër, ku i pret Spanja dhe me shpresë për titull. Por, së pari është Holanda pengesë. E si të kalohet ajo, Gareth Southgate i ka bërë planet, të cilat sonte do të shihen nëse do të dalin të suksesshme.

11-SHET E MUNDSHME:

HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo.

SKEMA DREJT FINALES

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Guéhi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane.

E mira e Holandës është që pos në ndeshje ndaj Francës, në të gjitha duelet ka shënuar nga dy gola, qysh prej Grupit D duke mposhtur Poloninë 2-1, barazimi me Holandën 0-0 humbjen nga Austria 2-3. Më pas në të tetën e finales fituan Rumaninë 3-0 dhe në çerekfinale eliminuan Turqinë 2-1.

Anglia në anën tjetër ka shkuar shumë më ngadalë. Ka fituar vetëm Serbinë në Grupin C, 1-0, për të barazuar pastaj me Danimarkën 1-1 dhe Slloveninë 0-0. Në të tetën e finales, dramatikisht barazuan ndaj sllovakëve për të fituar lojën në vazhdime 2-1, kur në çerekfinale kaluan Zvicrën vetëm pas penalltive 1-1 (5-3).

“Kemi pasur më pak ditë për përgatitje të lojës, por nuk kemi pasur kohë shtesë. Fizikisht, ekipi është i fuqishëm. Jemi të mprehtë, të koncentruar dhe duam të luajmë lojë të mirë. Kemi fituar në Ligë të Kombeve, e duam të njëjtën edhe këtu,” ka thënë Koeman para ndeshjes së sontme.

“Jemi të përgatitur për gjithçka. Duhet të bëjmë një hap më shumë nga ajo që treguam në lojën e kaluar. Është hap në cilësi mbi kundërshtarin për të cilën jemi plotësisht të gatshëm,” kanë qenë fjalët e Southgate-it para ndeshjes.

STADIUMI:

Përballja luhet në BVB Stadion të Dortmundit, ku Shqipëria luajti përballjen e parë ndaj Italisë. Ndeshja nis në ora 21:00, kurse ekipi që fiton kalon në finalen e 14 korrikut dhe merr biletën për Berlin, ku në “Olympiastadion” i pret Spanja në formë. Refer kryesor i ndeshjes është gjermani Felix Zwayer.


 
Të gjitha lajmet nga