GRUPI H
Hulk tregon fuqinë në Mestalla
16 September, 2015 @22:28
Skuadra e Shkodran Mustafit, Valencia, nuk e ka filluar mirë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi u mposhtë në shtëpinë e saj nga ekipi rus, Zenit, me rezultat 2-3.
Ylli i ekipit mysafir, braziliani Hulk, shënoi dy gola në pjesën e parë për epërsinë 2-0 të Zenitit, por më pas gjithçka u barazua me golat e Joao Cancelos dhe Andre Gomesit. Megjithatë, mysafirët rimblodhën forcat dhe shënuan edhe një herë me anë të mesfushorit Axel Witsel, për fitoren shumë të rëndësishme ndaj Valencias.
Gent - Lyon 1-1
Lyonit nuk i ka mjaftuar as dy kartonat e kuq dhe një penallti në minutat e fundit për ta mposhtur ekipin belg, Gent.
Ky i fundit arriti të siguroj në barazim shumë të rëndësishëm në kushte tejet të vështira, pasi që, që nga minuta 41’ vendasit ishin me një lojtar më pak pas përjashtimit me të kuqe të futbollistit Brecht Dejaeghere.
Lyoni për një kohë e shfrytëzoi rastin duke kaluar në epërsi me golin e Christophe Jallet (58’), por vetëm dhjetë minuta më vonë Danijel Milicevic e barazoi rezultatin në 1-1.
Në minutën 88’ Lyoni kishte mundësi të siguroj fitoren pasi përfitoi penallti dhe vendasit mbeten edhe me një lojtar më pak, por sulmuesi françez Alexandre Lacazette nuk arriti ta shndërrojë penalltinë në gol, dhe kështu skuadrat u ndanë me nga një pikë nga fusha.
TABELA E GRUPIT H
1 | Zenit | 3 pikë | ||
2 | Lyon | 1 pikë | ||
3 | Gent | 1 pikë | ||
4 | Valencia | 0 pikë |