Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRENICA

Humbja e radhës, çfarë po ndodhë me Llapin?

Humbja e radhës, çfarë po ndodhë me Llapin?


17 October, 2020 @15:59

Me rezultat 0-1 (Hysen Tahiri 54’) është mbyllur përballja e zhvilluar sot mes Llapit dhe Drenicës në Podujevë.

Skuadra nga Skenderaj sot shënoi një fitore tejet të rëndësishme, e në anën tjetër forma shumë e dobët e Llapit në këtë fillim sezoni po vazhdon.

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, për fitoren e Drenicës u përkujdes Hysen Tahiri, që në minutën e 54’ shënoi për 0-1, gol që doli të ishte i vetmi i këtij takimi, pasi që epërsinë e krijuar skuadra nga Skenderaj arriti ta menaxhojë mirë deri në fund dhe kështu arkëtoi pikët e plota.

Çuditërisht, Llapi momentalisht e gjen veten në vendin e fundit në tabelë, kurse Drenica pas 6 ndeshjeve të luajtura ka 8 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga