Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIA U17 - KOSOVA U17

Humbje nga Italia, Kosova U17 humb shpresat për kualifikim

Humbje nga Italia, Kosova U17 humb shpresat për kualifikim


23 April, 2022 @18:27

Futbollistët e Kosovës U17 janë mposhtur edhe nga Italia U17 sot, për të humbur kështu shpresat për kualifikim.

Pas disfatës nga Ukraina U17, sot Kosova U17 është mposhtur edhe nga Italia U17 1-0 [Alessandro Bolzano 73p.] për të mbetur pa gjasa për kualifikim tutje.

Ndërsa selektori i Kosovës U17 e ka komentuar penalltinë e italianëve si të dyshimitë!

“I përgëzoj djemtë për angazhim dhe karakterin që treguan në këtë ndeshje, në të cilën ne kishim më shumë nga loja. Ishte një ndeshje e fortë, ku futbollistë i zbatuan mirë detyrat dhe ishim afër barazimit për të mos thënë se kemi mundur të fitojmë. Na penalizoi një penallti, që pa dashur të ndërhyjë në ndarjen e drejtësisë, për mua ishte shumë e dyshimtë. Gjithsesi, ne, duhet të shkojmë tutje në ndeshjen tjetër,” — ka thënë Arsim Abazi pas ndeshjes.

Ndërkaq, ndeshjen e radhës dhe të fundit Kombëtarja janë U17 do ta zhvillojë më 26 prill kundër Polonisë.



i:

Italia – Kosova 1:0 (0:0)
Stadiumi: Stadiumi i qytetit “Stefano Lotti”, Poggibonisi
Shikues: 300
Gjyqtarë: Rob Hennessy (IRL), Christopher Campbell(IRL), FerencezTuyogy(ROU) dhe Mrian Alexandru Barbu (ROU)
Shënues: Bolzano (75′-pen) ITA
Kartonë të verdhë: Lipani (Ita) – Lokaj (Kos)
Italia: Magro, Serra, Domanico, Chiarodia, Lipani, Di Maggio, Delle Monache (Vacca), Milani (Salani), Parravicini (Onofrietti), Bolazano (Misitano) dhe Bruno.
Kosova: Gjokaj, Sahini, Sylaj Bllaca(Luma) , Jashari, Bashota (Muji), Krasniqi, Ahmeti, Fazlija, Kajtazi dhe Marku (Lokaj).

 
Të gjitha lajmet nga