LIVERPOOL

I afrohen kreut
12 February, 2014 @23:04
Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka shënuar nga penalltia në minutën e fundit të takimit për t’ia sjellë një fitore të madhe, të radhës, për ekipin e tij.
Trajneri Brendan Rodgers me stafin e tij kanë qenë të stërgëzuar me epilogun e takimit, ku Liverpool pati disa luhatje gjatë ndeshjes, por ka arritur të rikthehet në mënyrën më të mirë për të dëshmuar seriozitetin e sivjetëm të ekipit dhe gjasat reale për Ligë të Kampionëve, e pse jo edhe luftës për titull.
Fulham në anën tjetër që po lufton për çdo pikë të mundshme, dy herë ka qenë në epërsi gjatë ndeshjes, por në fund i është dorëzuar ekipit nga brigjet e Atlantikut.
Rezultatet dhe tabela aktuale.