Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I QYTETIT - LIVERPOOLIT

I kthehen fitores në derbi të qytetit

Mohamed Salah duke festuar golin e parë të ndeshjes/ Foto: FCLiverpool/ fb

I kthehen fitores në derbi të qytetit


13 February, 2023 @22:55

Liverpool ka arritur të shënojë fitoren e parë pas katër xhirosh pa të në Premier Ligë. Tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit thelluan krizën e të kuqve, por ata sot u kthyen falë Mohamed Salahut dhe golit të parë të Cody Gakpos në fanellë të Liverpoolit, duke fituar derbin lokal të qytetit ndaj Evertonit që po lufton për mbijetesë.

Liverpool fitoi ndeshjen 2-0 [Salah 36, Gakpo 49] ndërsa Salah ka qenë protagonisti i dalluar i ndeshjes për ekipin e Jurgen Kloppit që tashmë prej pozitës së dhjetë hyp në të nëntën me 21 ndeshje e 32 pikë! Everton mbetet në zonë të rënies me 21 ndeshje e 18 pikë.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Liverpoolit këtë vit në Premier Ligë!

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Premier League