Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIASIT

I kthehen fitoreve

I kthehen fitoreve


3 May, 2014 @17:26

Liderja e Superligës së Kosovës, Llamkos Kosova, i është kthyer fitores pas agonisë disajavëshe ku kishin harruar shijen e tre pikëve. 

Ekipi i trajnerit Ismet Munishi, ka arritur të kalojë lehtë pengesën e sotme, Fushë Kosova, duke e mposhtur me rezultat 0-4 si mysafir. 

Vushtrriasit shënuar dy gola në pjesë të parë dhe dy tjera në pjesë të dytë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit të ndeshjes, por edhe për të përmirësuar golaverazhin. 

Me këtë fitore Llamkosi mban epërsinë 6 pikëshe ndaj përcjellësit kryesor në luftë për titull, Ferizajit, që ka pushuar duke marrë tre pikë këtë xhiro. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga