LUFTA VAZHDON

BOROZANI/Erdis Driza
Derbi interesante në fundjavë
2 May, 2014 @19:59
Në xhiron e XXVIII të Superligës që fillon nesër prej orës 15:00, do të zhvillohen duele interesante ku interesant pritet të jetë dueli i më të rrezikuarit në Superligë, Fushë Kosovës dhe liderit, Llamkos Kosova.
I fundit me të parin
Pampurët e Fushë Kosovës po tentojnë që disi t’i ikin fundit të tabelës, gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati, por në anën tjetër, ka harruar fitoren në gjashtë xhirot e fundit (pa ndeshjen ndaj Hysit që është regjistruar 3-0, ku këta të fundit janë larguar nga garat).
Djelmoshat e Ismet Munishit po kërkojnë titullin e parë kampion këtë stinor dhe me gjashtë pikë përpara përcjellësit të parë, Ferizajit, asgjë ende nuk është siguruar.
Në anën tjetër, Ferizaji këtë xhiro do të merr 3 pikë të sigurta duke pushuar (me Hysin 3-0).
Përballje tejet interesante pritet të luhet në Gjilan, ku skuadra e Bekim Isufit, Drita, do të mundohet të ndalë Prishtinën, që ende nuk është shkëputur nga gara për titull, me 7 pikë më pak se lideri.
Ferronikeli në formë mbijetese
Ferronikeli pret Hajvalinë në Skenderaj, ku ekipi i Ramiz Krasniqit, ka bilanc tejet të mirë në dhjetë xhirot e para të pjesës së dytë të Superligës, ku përveç dy humbjeve, te të gjitha ndeshjet tjera kanë marrë pikë dhe po i largohen fundit të tabelës.
Besa pret Drenicën në Shahin Haxhiislami të Pejës, në një ndeshje ku pritet të luhet lojë e hapur, pasi që të dy skuadrat janë në mes të tabelës dhe nuk kanë qëllim as titullin, por as nuk janë të rrezikuara për diçka më keq për momentin.
Derbi mitrovicas dhe super forma e 89’shit
E madhështorja e së dielës pritet të jetë derbi mitrovicas, ku takohen Trepça me Trepçën 89. Trepça e rrezikuar për rënie dhe në luftë për mbijetesë do të pres ekipin e Fahredin Durakut që ka kapur një formë perfekte në xhirot e fundit.
89’shi ka shënuar 6 fitore në 6 ndeshjet e fundit dhe ka marrë maksimalen e pikëve, 18, duke dalë nga pjesa e poshtme dhe duke iu afruar liderit në 9 pikë. Nëse 89’shi do të mposht Trepçën të dielën, atëherë nxënësit e Durakut do të futen në garë për titull, pasi që ata kanë tejkaluar në xhirot e kaluara pengesat kryesore si Llamkos Kosova e Prishtina, duke i mposhtur.
Rezultatet dhe tabela aktuale para xhiros së XXVIII.
SUPERLIGA, Xhiro XXVIII:
15:00 e shtunë, Gjilan | Drita - Prishtina | ||
15:00 e shtunë, Fushë Kosovë | Fushë Kosova - Llamkos Kosova | ||
15:00 e shtunë, Skenderaj | Ferronikeli - Hajvalia | ||
15:00 e diel, Pejë | Besa - Drenica | ||
15:00 e diel, Mitrovicë | Trepça - Trepça'89 | ||
Ferizaji pushon |