LIGA E PARË

BOROZANI/D.S.
Vëllaznimi e Istogu, afër sigurimit të Superligës
2 May, 2014 @18:15
Vëllaznimi dhe Istogu, që po kryesojnë me pikë të njejta vallen e Ligës së Parë të Kosovës, janë shumë afër sigurimit të statusit të tyre si pjesë e elitës së futbollit kosovar, në stinorin 2014/15.
Vëllaznimi pret në Gjakovë, Kosovën e Prishtinës, që ka gjasa të vështira për mbijetesë dhe me fitore do t’i afrohej edhe më qëllimit, gjashtë xhiro pa përfunduar stinori në Ligën e Parë.
E Istogu do të ketë punë më të vështirë këtë xhiro, pasi që ata udhëtojnë në Prishtinë, për tu ndeshur me 2 Korrikun që po lufton për një vend në barazh.
Llapi do të pret fitore ndaj Flamurtarit në Podujevë, derisa Gjilani pret Ballkanin e Suharekës - ku gjithashtu pret fitore pasi që gjilanasit janë në vendin e katërt dhe vështirë se do ta lëshojnë vendin e fundit që dërgon në barazh.
Dukagjini e Liria do të tentojnë fitore ndaj kundërshtarëve të tyre këtë xhiro, por me mendje do të jenë te rivalët mbi ta në tabelë, pasi që 6 xhiro pa përfunduar Liga e Parë, shpresa e tyre për Superligë, varet nga skuadrat tjera.
Të gjitha ndeshjet e xhiros XXV të Ligës së Parë luhen me fillim nga ora 16:00.
Liga e Parë, Xhiro XXV:
Gjakovë: E diel | Vëllaznimi - Kosova Prishtinë | ||
Prishtinë: E shtunë | Ramiz Sadiku - KEK | ||
Prishtinë: E shtunë | 2 Korriku - Istogu | ||
Deçan: E shtunë | Deçani - Dukagjini | ||
Gjilan: E diel | Gjilani - Ballkani | ||
Podujevë: E diel | Llapi - Flamurtari | ||
Lipjan: E shtunë | Ulpiana - Lepenci | ||
Prizren: E shtunë | Liria - Rilindja |
LIGA E PARË, Pjesa e epërme, para Xhiros XXV:
1 | Vëllaznimi | 54 pikë | ||
2 | Istogu | 54 pikë | ||
3 | Llapi | 47 pikë | ||
4 | Gjilani | 44 pikë | ||
5 | 2 Korriku | 42 pikë | ||
6 | Dukagjini | 40 pikë | ||
7 | Liria | 39 pikë | ||
8 | Lepenci | 34 pikë |