TRAJNERI BESNIK

Anderlecht Official
Anderlecht i beson Hasit
2 May, 2014 @15:07
Gjakovari Besnik Hasi që morri drejtimin e klubit mbretëror dhe më të trofeshëm belg, Anderlecht, pas shkarkimit të trajnerit John Van Den Brom - ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Anderlechtin pasi që bindi drejtuesit e klubit.
Me ardhjen e Hasit në krye të ekipit, Anderlecht ka pasur një ngritje të madhe duke arritur të futet në luftë për titull kampioni, derisa në gjysmëstinor një gjë e tillë dukej e pamundur për ekipin më të njohur belg.
Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Hasi ka vazhduar kontratën e tij deri në fund të stinorit 2015/16.
Anderlecht ka vetëm tre pikë më pak se Brugge në renditjen tabelare. Brugge me 42 pikë udhëheq kampionatin, derisa në mes këtyre dyve është Standard i Liege me 40 pikë të tubuara.
Në xhiron e radhës, Brugge pret Anderlechtin, në El Clasicon belge.