MEDIA

REUTERS
Fuqia e rrjetit social dhe tregimi për bananen
TIME/ Andrew Downie / São Paulo / @adowniebrazil
2 May, 2014 @20:58
Në momentin kur Daniel Alves morri të shutojë goditjen nga këndi në ndeshjen që Barcelona e luajti si mysafir ndaj Villarealit, një lëvore e bananes u gjuajt në afërsi të tij.
Bananja është bërë shenjë e racizmit, ku tifozët racist e gjuajnë atë para lojtarëve me ngjyrë.
Reagimi i Daniel Alvesit
Reagimi i Daniel Alvesit, ka qenë spontan. E morri bananen dhe e gëlltiti, që sipas tij i dha energji për të fituar ndeshjen.
Por në anën tjetër, bashkëlojtari i tij te Barcelona dhe bashkëkombasi i tij brazilian, Neymar, kaloi në akcion.
Ai thjesht di si të bëhet titull i mediave. Vetëm pas disa orëve ai lansoi në rrjetin social një fotografi duke ngrënë banane dhe duke e përdorur fjalën: ‘ne të gjithë jemi majmunë’.
Reagimi i ekipit - Neymar
Mirëpo, idea për të dhënë përgjigje ndaj këtyre dukurive po kërkohet disa javë nga ekipi i tij që mirret me marrëdhënie me publikun (PR), pasi që një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe Neymarit javë më parë në Granada. . Ekipi punues, bashkë me Neymarin kaluan në akcion menjëherë. Gjesti i Alvesit ua dha idenë që e kërkonin, të cilës ia dhanë konceptin dhe ‘hashtag’-un.
Neymari ka 10.4 milionë përcjellës në Twitter dhe 4.7 milionë përcjellës në Instagram. Alvesi ka 4.2 milionë përcjellës në Twitter dhe 1.7 milionë përcjellës në Instagram. Kampanja ishte e thjeshtë, Neymari postoi një fotografi bashkë me djalin e tij, ku ky ishte duke ngrënë banane e djalin duke e mbajtur një banane lodër me Hashtag #somostodosmacacos (të gjithë jemi majmunë).
”Është poshtërsi që njerëzit kanë paragjykime edhe në vitin 2014. Është koha për të thënë mjaft. Unë do të ndihmojë duke e sjellur fundin e kësaj dukurie, duke e bërë atë që e bëri Daniel Alves sot,” ka shkruar Neymar në Blogun e tij.
Përkrahja e menjëhershme
Mijëra tifozë ia nisën të postojnë fotografi të tilla. Twitteri, Instagrami dhe Facebooku - u mbushën me banane. Kampanjës iu bashkëngjitën menjëherë Roberto Carlos (trajner i Sivasspor, v.j.), David Luiz (Chelsea), Sergio Aguero (Manchester City), Michel Telo (këngëtari i hitit botëror: Ai Se Eu Te Pego) dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
Këtë merreni si mësim ju në FIFA, si qeveri botërore e futbollit që nuk po arrin të gjejë vite me radhë rrugë për ndaljen e thirrjeve dhe gjesteve raciste drejt lojtarëve.
Edhe një kampanjë e menduar mirë, e nisur nga vetë lojtarët u tregoi të gjithë tifozvë se mund t’ia lejojnë vetes një pemë, një banane, më shumë.