Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLON d'OR 2023

I pakrahasueshmi Lionel Messi — Topi i Artë për të tetën herë

I pakrahasueshmi Lionel Messi — Topi i Artë për të tetën herë


30 October, 2023 @23:21

Fenomen. Magjik. Dhe më i miri që e ka parë historia në këtë lojë.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Inter Miamit, Lionel Messi, ka fituar Topin e Artë për të tetën herë. Futbollisti 36-vjeçar e pranoi çmimin në Paris, në ceremoninë prestigjioze të France Football, pasi që i ndihmoi vendit të tij të fitojë Kampionatin Botëror në Katar në vitin e kaluar.

Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë për të zgjeruar rekordin e tij që e kishte deri tash. Pas tij u renditën sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland dhe ai i Paris St Germainit, Kylian Mbappe.

Lionel Messi - Ballon d'Or

Për rekordet e Messit, që vështirë mund të thyhen ndonjëherë, mëposhtë.

Më së shumti Topa të Artë të fituara - 8;
Më së shumti gola në një stinor në La Liga - 50;
Më së shumti gola në të gjitha garat në një stinor - 73;
Më së shumti gola në Ligë të Kampionëve për një ekip - 120;
Më së shumti gola për Argjentinën - 106;

Gary Lineker, ish-futbollist i Anglisë, njeriu që ka luajtur kundër Diego Maradonës dhe ka parë nga afër Lionel Messin në një deklaratë dhënë për BBC Sport ka thënë se sytë e tij kanë parë shumë lojtarë të klasit botëror, mirëpo nëse ka një nivel pak më i lartë se krejt, është Lionel Messi dhe Diego Maradona. E Messi, ka bërë atë që futbolli dhe bota e don - pos golave, ai të ka dhënë edhe kënaqësi ta shohësh secilën lojë, pasi që ka bërë gjëra të cilët nuk mund t’i bësh aq lehtë asnjëherë.

 


 
Të gjitha lajmet nga