HOTSPURS
I shpëton Adebayori
14 March, 2013 @21:21
Askush nuk e llogariti rikthimin e Interit pas humbjes në ndeshjen e parë 3-0 nga Tottenhami. Mirëpo, djelmoshat e Andrea Stramaccionit kanë pasur një paraqitje fantastike në Giuseppe Meazza duke shënuar tre herë dhe duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Golat erdhën nga Antonio Cassano 20’, Rodrigo Palacio 52’ dhe një gjuajtje e lirë e Cassanos që u devijua nga William Gallas 75’ në tentim të largimit të topit dhe që përfundoi në portë.
Por, në minutat shtesë sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor ia prishi ëndërrat neroazzurëve. Ai shënoi në minutën e 96-të të takimit pas një topi të pa mbrojtur mirë nga portieri Samir Handanovic. E në rezultatin 3-1, Interit iu deshën edhe dy gola për kualifikim që ishte e paaritshme për ata. Ricardo Alvarez u dha shpresë duke e bërë rezultatin 4-1, por kjo ishte e tëra çka arritën interistët sonte.
Tottenham edhe njëherë ka vërtetuar se pa Gareth Bale-in në ekip është tjetër dhe me uellsianin është krejt tjetër.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Inter - Tottenham | 4-1 pas vazhdimeve | Tottenham kualifikohet |