BECKHAM
Përfaqësuesi i vetëm anglez
14 March, 2013 @19:03
Rallë është parë ndonjëherë që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mos kualifikohet asnjë skuadër nga Premier League e Anglisë.
Eliminimi i Manchester Unitedit nga Real Madridi dhe eliminimi i Arsenalit nga Bayern Muncheni bëri që gara në Champions League të vazhdojë pa asnjë skuadër angleze.
Ndërsa përfaqësuesi i vetëm për Anglinë në këtë garë ka mbetur mesfushori anglez i Paris Saint Germain-it, David Beckham.
Futbollisti 37 vjeçar nuk ka asnjë paraqitje këtë stinor në Ligë të Kampionëve pasi që nuk ka luajtur në dy ndeshjet e raundit të fundit kundër Valencias.
Beckham për herë të fundit në Champions League është paraqitur me fanellën e Milanit, në ndeshjen kundër Manchester Unitedit më 10 mars të vitit 2010.
Mesfushori anglez, i cili u transferua në PSG gjatë afatit të janarit, pas 3 vitesh pauzë shpreson t’i rikthehet arenës në Ligën e Kampionëve.